Maradona: Messi, më i miri për momentin

18/10/2013 00:00

Diego Armando Maradona ishte i ftuar në redaksinë e gazetës sportive italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ ditën e enjte dhe gjatë vizitës së tij dha mendime rreth aktualitetit të futbollit botëror.

Ai që konsiderohet futbollisti më i mirë i historisë e ka shumë të qartë se kush është futbollisti më i mirë për momentin: “Messi është më i miri edhe pse Cristiano godet më mirë topin. Messi mund të lirohet nga 5 kundërshtarë, ndërsa Cristiano jo. Pas këtyre vijnë Neymar, Balotelli dhe ndonjë tjetër.

“Dua të bëhem trajner i Napolit”

Do të më pëlqente të drejtoja Napolin kur të ikte Benitez, por e di që drejtuesit e klubeve më kanë shumë frikë.

“Papa është inteligjent sa unë”

Nëse unë do të isha trajner i Napolit, Papa Françesku do të bëhej tifoz me këtë skuadër sepse është i zgjuar sa unë.

“Balotellit do i jepja disa këshilla”

Do të flisja me të dhe do i tregoja të gjitha eksperiencat e mia brenda dhe jashtë fushe. Më pas, ai le të zgjedhë vetë rrugën që do të marrë. Nuk mund të mësosh një njeri si të jetojë jetën.

“Pele? Brazilianët duan më shumë Senën”

Pele nuk është futbollisti më i mirë i historisë. Madje nuk është as edhe sportisti më i mirë brazilian i historisë pasi në një sondazh të fundit brazilianët kanë votuar për Ayrton Senna (piloti i Formulës 1 që ndërroi jetë në një aksident gare). Pele ka humbur peshë në histori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA