Kritika për Kim Kardashian
18/10/2013 00:00
Kim Kardashian është kritikuar shumë për foton e “nxehtë” të postuar në Instagram ku kishte pozuar vetëm me bikini 4 muaj pas lindjes.
Një përdorues i Twitter shkroi: “Kim, je një nënë tashmë dhe nuk të shkon më të tregosh b… në Instagram.” Një tjetër theksoi: “Kimi ka një fëmijë dhe duhet ta kuptojë që për të kanë përfunduar ditët si e përdalë.”
Por, ka edhe më keq. Sipas ‘Radar’, 32-vjeçarja ka marrë mesazhe personale nga shumë njerëz të cilët e kanë quajtur foton “të shpifur” dhe “të pistë”.
Ndërsa komediania Jenny Johnson shkroi me ironi: “Kim, je një nënë e mrekullueshme!”
Top Channel