Një aksion për rrënimin e ndërtimeve pa leje është zhvilluar në Prevallë të Kosovës, gjatë të cilit kanë përfunduar në pranga disa persona.

Arrestimet janë konfirmuar për “Kosovapress” nga ministri i Mjedisit, Dardan Gashi. Ministri Gashi ka thënë se aty ku është ndërtuar pa leje, është uzurpuar toka e shtetit dhe ka ndodhur një degradim i skajshëm i asaj pjese të natyrës.

“Fatmirësisht, një pjesë e qytetarëve kanë filluar të bashkëpunojnë dhe kanë filluar t’i largojnë vetë, disa të tjerë kanë rezistuar. Me ta është marrë policia. Me dijeninë time janë arrestuar disa prej tyre dhe tani me ta do të merret drejtësia”, ka thënë Gashi.

Objektet e ndërtuara në zonën më të mbrojtur të Kosovës nuk kanë pasur as rrjet të kanalizimit të ujërave të zeza e as rregullim të mbeturinave. 

Top Channel