Këngëtarja Katy Perry tregoi se është duke vuajtur nga probleme të rënies së flokëve, ndërsa u fotografua përpara se të darkonte me një mik në Londër.
Amerikania u fotografua përpara se të dilte nga makina, në një foto profili në të cilën shfaqen qartë shenjat e rrallimit të flokëve në një pjesë të kokës.
28-vjeçarja, e cila natyrale është bionde, ka lyer flokët për herë të parë në moshën 15-vjeçare dhe që prej atëherë, për të është bërë e zakonshme që të ndryshojë në mënyrë të vazhdueshme modelin apo ngjyrën e tyre.
Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve të vazhdueshme, duket se floku i Perryt është dobësuar dhe tashmë këngëtarja e “Roar” mund të përballet me nevojën e një terapie për të parandaluar rënien e flokëve të saj natyralë.
Top Channel