9 mln euro gjobë “Ada Petrol”-it

18/10/2013 22:10

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjobiti me 9 milionë euro kompaninë “Ada Petrol”.

Strukturat e specializuara zbuluan në datën 2 tetor, në Doganën e Lezhës, hedhjen për konsum në mënyrë të paligjshme, nga kompania në fjalë, të 4400 ton karburanti gasoil.

Karburanti ndodhej në depozitat në Shëngjin, në pronësi dhe përgjegjësi të kësaj kompanie, që ishin plumbosur nga autoritetet doganore.

Sipas njoftimit zyrtar, me hedhjen në treg në mënyrë të paligjshme të kësaj sasie karburanti është shmangur detyrimi doganor në shumën 390 milionë e 215 mijë e 111 lekë. Po ashtu, kryetari i Doganës së Lezhës u pezullua menjëherë nga detyra.

“Për kompaninë ‘ADA Petrol’ është depozituar kallzimi për veprën penale të kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive të mundshme administrative apo penale të personelit doganor”, përfundon njoftimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA