Zvicër, Hitzfeld: Tërhiqem pas Botërorit
17/10/2013 17:20
Trajneri i kombëtares zvicerane, gjermani Ottmar Hitzfeld, do të tërhiqet nga futbolli pas Botërorit të Brazilit verën e ardhshme.
“Ky është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë, por ka ardhur momenti për të thënë stop”, deklaroi Hitzfeld për mediat.
“Pas Botërorit të Brazilit do të jem 65 vjeç. Pas 30 vitesh sfilitëse në botën e futbollit, ka ardhur koha për të thënë fund. Cikli im ka përfunduar, por ky vendim mbetet tejet i dhimbshëm”, shtoi ai.
Hitzfeld, i emëruar në krye të përfaqësueses helvete në vitin 2010, fitoi pesë herë Bundesligën nën drejtimin e Bajernit, dy herë me Borussian e Dortmundit, ndërsa fitoi nga një Champions me secilën prej dy gjiganteve gjermane.
Top Channel