Real-Juve, Conte e Ancelotti ndezin sfidën

17/10/2013 00:00

“Do të jetë një sfidë e bukur për Juventus, është një mënyrë e mirë për
të parë nëse rritja jonë do të vazhdojë”. Me këto fjalë Antonio Conte
komenton sfidën që pret bardhezinjtë në Evropë kundër Real Madrid të
italianit tjetër, Carlo Ancelotti.

Raundi i parë i sfidës për fazën e grupeve të Champions League do të zhvillohet të mërkurën në “Bernabeu”. Tekniku ka folur në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s.

“Kanë kaluar shumë vite që kur Carlo më ka stërvitur. Kanë qenë dy vite të bukura dhe intensive. Fakti që do të gjendem përballë tij tregon se ai është plakur e po ashtu edhe unë”, thotë Conte duke kujtuar eksperiencën e tij si lojtar në Juven e Ancelottit.

Për Conte, takimi në fjalë do të jetë një test shumë i rëndësishëm. “Vitin e kaluar para çerekfinales me Bayern thash se ishte e rëndësishme të kuptonim se në ç’pikë ndodheshim. Bayerni i vitit të kaluar na i dha përgjigjet”, thekson tekniku.

“Këtë herë mendoj se skuadra ka një vit eksperiencë më shumë dhe kjo është e rëndësishme për futbollistët që vitin e kaluar luajtën për herë të parë në Champions”, vijon ai.

Juventus deri tani ka arritur dy barazime kundër Kopenhagenit dhe Gallatasarajit, por “provimi” më i vështirë duket se do të jetë të mërkurën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA