Nobelistët-Putinit: Lironi ambientalistët

17/10/2013 20:50

11 fitues të disiplinave të ndryshme të çmimit Nobel i shkruan një letër Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duke i kërkuar që të lirojë 30 aktivistët e “Greeanpeace” dhe gazetarët që mbahen të izoluar në qytetin-port të Murmanskut, në pritje të nisjes së gjyqit për pirateri.

Arrestimi i ambientalistëve, më parë gjatë Tetorit, ndodhi ndërsa ata kërkuan të bllokonin punën në një platformë naftënxjerrëse ruse në Detin e Veriut.

Nënshkruesit e kësaj letre i konsideruan si të tepruara akuzat e ngritura nga drejtësia ruse, në bazë të të cilave aktivistët mund të ndëshkohet me burgime afatgjata deri në 15 vjet heqje lirie.

Megjithatë, sekretari rus i shtypit, Dmitri Peskov, u përgjigj duke thënë se presidenti, në një shtet demokratik si Rusia nuk ka asnjë ndikim mbi gjyqësorin.

Disa kërkesa për lirimin me kusht të të arrestuarve janë rrëzuar më parë.

Top Channel