Nikolla, mbështetje peshëngritësve

17/10/2013 00:00

Në prag të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes që do të zhvillohet në
Poloni, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka pritur një
delegacion të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe sportistin Daniel
Godelli, të cilëve u ka premtuar mbështetje të plotë nga Qeveria.

Nga ana tjetër presidenti i Federatës Gjozaj ka theksuar se shpresat janë që peshëngritësit shqiptar të futen në zonën e medaljeve. 2 sportistët e tjerë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në botëror, Erkand Qerimaj dhe Romela Begaj nuk kanë qenë prezent në këtë takim, pasi ata po stërviten në Greqi.

Botërori i Peshëngritjes zgjat 7 ditë ndërkohë që Romela Begaj do të garojë me datë 23, ndërsa Godelli dhe Qerimaj një ditë më vonë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA