Milan, dëmtohet Balotelli

17/10/2013 00:00

Mario Balotelli ka pësuar një dëmtim muskulor dhe me siguri do të mungojë ndaj Udinese të shtunën në mbrëmje ndërsa është në dyshim të fortë për supersfidën e së martës ndaj Barcelonës.

“AC Milan njofton se Mario Balotelli ka pësuar një dëmtim në muskulin e kofshës së djathtë. Futbollisti do të monitorohet në ditët në vijim për të përcaktuar më mirë dëmtimin dhe kohën e rekuperimit”, shkruan klubi kuqezi në një komunikatë zyrtare.

SuperMario po pritej me padurim nga tifozët e Milanit pas skualifikimit prej 3 ndeshjesh (Bologna, Sampdoria dhe Juventus), por duket se mungesa e tij në fushë do të zgjatet edhe më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA