Video/ Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend Dhjetra persona kanë vdekur në Laosin jugor, pas përplasjes së një aeroplani në lumin Mekong. Pasagjerë të huaj nga 10 vende të ndryshme, përfshi 7 nga Franca, ishin mes viktimave, ku kishte edhe disa vendas.
Aeroplani, që i përkiste kompanisë ajrore shtetërore “Lao Airlines”, u përplas si pasojë e motit të keq, vetëm pak përpara se të ulej në aeroportin Pakse.
Një deklaratë e “Lao Airlines” në Facebook njoftonte për 49 të vdekur në total, pavarësisht se raportimet e para flisnin për rreth 44 të tillë. Në deklaratë thuhet se nuk ka asnjë lajm për të mbijetuar deri më tani.
Fluturimi QV301 nga kryeqyteti i Laosit, Vientiane, u rrëzua rreth 8km nga aeroporti Pakse. Sipas njoftimit të kompanisë, në bord ishin 44 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi.
Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Tailandës, Sek Ëannamethee, tha se ishin 39 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi në aeroplan, duke cituar informacionet e dhëna nga ambasada tailandeze në Vientiane.
Televizioni tailandez shfaqi një foto të aeroplanit të zhytur pjesërisht në ujërat e cekta, bishtin e saj të këputur pak më larg se grupet e shpëtimit që kishin ardhur me varka të vogla, bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”.
Top Channel