Lady Gaga “rikthehet” vetvetja

17/10/2013 16:40

Lady Gaga ka ditur gjithmonë të impresionojë në mënyrën në të cilën prezanton veten në skenë dhe jashtë saj.

Dy mënyrat e preferuara të 27-vjeçares për të bërë bujë janë nëpërmjet veshjeve të çuditshme deri në abstraksion e zhveshja gjithmonë e më e plotë.

Në këngën e saj të re, “Do What u want”, Gaga u rikthye tek metodat e saj të parapëlqyera, duke pozuar nudo në videoklipin në të cilin zonat e saj “të nxehta” mbulohen vetëm nga bar dhe myshqe.

Ndërsa në prezantimin e videoklipeve të shkuara, këngëtarja ka gjetur gjithmonë mënyrë artistike për t’u zhveshur, 27-vjeçarja vazhdon të mbahet mend për një fustan të ndërtuar me copa mishi, me të cilin u paraqit në një mbrëmje të ndarjes së çmimeve muzikore.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA