Policia italiane ka zbardhur vrasjen e dy grave kosovare në Peshano të Akuilas, duke arrestuar bashkëshortin dhe babain e viktimave si autor.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Veli Selmanaj, 46 vjeç, ka pranuar krimin kur është marrë në pyetje nga prokurori i çështjes.

Selmanaj ka deklaruar se i ka vrarë bashkëshorten Fatime dhe të bijën Ada, 50 dhe 21 vjeç, pasi ishte dëbuar nga familja për ngacmime seksuale në dëm të së bijës.

Dy gratë kosovare punonin në një ndërmarrje agrikulture dhe janë vrarë me pistoletë përpara një supermarketi. Disa dëshmitarë të pranishëm ndihmuan policinë në identifikimin e tij.

Menjëherë pas vrasjeve autori u arratis ende i armatosur në bordin e makinës së tij, një “Fiat Punto” ngjyrë e bardhë. Por ai u bllokua nga forcat e rendit teksa kthehej në shtëpi. Brenda automjetit është gjendur një pistoletë.

Selmani ishte kthyer të mërkurën nga Gjermania, ku kishte shkuar të punonte pas ndarjes nga bashkëshortja, me të cilën kishte 7 fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA