
Revista “Elle” ka shkaktuar shumë polemika lidhur me kopertinën e fundit të saj. Revista prestigjoze, e botuar në disa gjuhë të ndryshme të botës, ka zgjedhur që për muajin nëntor të ketë në kopertinën e saj aktoren Melissa Mccarthy, e njohur për shëndetin e saj të tepërt.
Fillimisht kjo zgjedhje u komentua pozitivisht në shtyp, pasi përgjithësisht deri më tani për “Elle” kanë pozuar kryesisht modele apo aktore elegante.
Por duket se pas lëvdatave për “Elle” kanë vërshuar edhe kritikat. Zgjedhja e McCarthyt është përqafuar nga shtypi, por ajo që duket se nuk është pëlqyer është fakti se aktorja, e cila është në mbipeshë është shfaqur në këtë kopertinë e veshur me një pallto që mbulon thuajse tërësisht fizikun e saj.
Psikoterapistja Stacy Kaiser ka thënë për televizionin Fox se mesazhi që drejtuesit e revistës dëshirojnë të japin nuk është aspak pozitiv.
“Duke e veshur Melisën ata duan të tregojnë që vajzat e shëndosha duhet të mbulojnë linjat e tyre, ndryshe nuk janë të pëlqyeshme. Ky është një zhgënjim shumë i madh”, ka thënë ajo e ftuar në studion e Fox.
Top Channel