Casillas: Dua të luaj më shumë

17/10/2013 00:00

Iker Casillas foli për aktualitetin e Real Madrid dhe për situatën e tij të veçantë. Në një akt publicitar, portieri rezervë i madrilenëve theksoi se po kërkon që të ndihet sërish futbollist.

“Humbja e vendit në formacion ishte një sfidë e madhe për mua. E gjej veten në një pozitë të pazakontë, por nuk dorëzohem. Dua të luaj më shumë”, theksoi kapiteni i Realit.

Casillas shprehet se e pranon vendimin e Carlo Ancelotti: “Jemi 24 futbollistë në skuadër dhe të gjithë duam të luajmë. Jemi egoistë, por në të njëjtën kohë jemi aq profesionistë sa për të pranuar vendimet e trajnerit. Personalisht duhet të stërvitem më shumë për të luajtur më shumë.”

Në fund, portieri i kombëtares spanjolle kërkoi më shumë durim për stafin e ri teknik të Realit: “Kemi një trajner të ri dhe kanë ardhur lojtarë të rinj. Për këtë arsye duhet kohë edhe pse e di që durimi është fjalë e panjohur për ambientin e Madridit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA