" /> ">

Policia greke bllokoi 25 kontenierë me armatime dhe materiale propagandistike, të cilat dyshohet se bëjnë pjesë e armatimit sekret të partisë naziste “Agimi i Arte”.

Zbulimi i konteniereve u bë në rruge operative, pas informacioneve se partia naziste greke zotëron sasi të mëdha armësh automatike, madje edhe mitraloza të rëndë.

Që prej mëngjesit të së enjtes, dhjetëra policë kanë bllokuar një parkim të një biznesmeni të fuqishem grek dhe po hapin një nga një kontenierët.

Hapja e tyre bëhet prej specialisteve të xhenios dhe me ndihmen e aparaturave të sofistikuara ëe ushtria  greke ka vënë në dispozicion.

Prej rezultateve të para rezulton se në konteniere gjenden më tepër se 4 000 armë të llojeve të ndryshme, si dhe sasi të mëdha fishekesh e lëndësh shpërthyese.

Midis tyre radhiten armë të tipit kallashnikovë, mitraloze, kundra-ajrore, pushkë snajper dhe pistoleta.

Po ashtu, në disa prej konteniereve, por dhe në banesen e biznesmenit tashmë të shpallur në kërkim, Anastasios Palis, janë gjetur edhe materiale propandistike pro-naziste.

Autoritetet thonë se gjenden shumë pranë “çarmatosjes” së partisë naziste.

Analistës vendas thone se nëse vërtetohet lidhja e “Agimit të Arte” me armatimin e gjetur në 25 kontenieret e sekuestruar, atëherë pritet edhe nxjerrja e saj jashte ligjit, ndërsa për kreret e kesaj partie, tashmë të arrestuar, do të përballen me dënime tepër të ashpra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA