Benitez: Kampionati nuk vendoset në Romë

17/10/2013 00:00

“Nëse fitojmë tregojmë forcën tonë. Kampionati është një garë rezistence, nëse fitojmë nesër nuk do të thotë se trofeu është i sigurtë. Trofeu nuk vendoset në ‘Olimpico’”.

Kështu deklaron trajneri i Napolit, Rafael Benitez në vigjilje të ndeshjes së madhe të së premtes në shtëpinë e Romës, kryesuese e klasifikimit.

“Për mua është një ndeshje e rëndësishme për të pasur besim, por nëse nuk luajmë mirë do të na duhet të vazhdojmë të punojmë”, thotë spanjolli.

Tekniku shprehet i kënaqur për kthimin në fushë të Maggios, ndërkohë që Albiol dhe Higuain sipas tij janë stërvitur mirë.

“Zuniga është lojtari i vetëm në dyshim, ndërsa Armero dhe Fernandez do të vijnë në Romë për të fituar kohë. Duhet të vendosim për Raul dhe Gonzalo”, shton Benitez.

Ndeshja do të luhet mbrëmjen e së premtes për arsye të rendit publik. Vendim ky i mirëpritur nga Rafa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB