Shtrëngatat e shiut që ranë natën e së martës, duke u gdhirë e mërkura
nxorri nga shtrati lumin e Tiranës, duke përmbytur zonen përreth. 

Zona e Treshit, në afërsi të Kamzës ka qenë dhe pjesa ku janë regjistruar më shumë dëme. Si pasoje e daljes nga shtrati i lumit, mbi 60 banesa ne kete zone jane permbytur, ndersa numri i tyre ne total eshte disa qindra.
Niveli i ujit ne disa vende arrinte dhe deri në 2 metra dhe disa banorë kanë rrezikuar edhe jetën.

Për t’i shpëtuar ujërave në mengjes ata kanë hipur në çatite e shtëpive deri në mbërritjen e ndihmës.

“Nga ora e 4 e mëngjesit pati një përmbytje të madhe, e pamundur për t’i bërë ballë. U shembën oborret, uji u fut nëpër shtëpi, ne hipëm mbi tarraca për të shpëtuar veten”, tregon një banor.

Në ndihmë të banorëve të kësaj zone kanë ardhur dhe forcat e Ushtrisë, si dhe ka inspektuar nga afër operacionet e ndihmës, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

“Sigurisht ka një problem të ndërtimit pranë shtratit të lumit dhe për pasojë shirat e kanë përkeqësuar situatën. Forcat e Ushtrisë dhe forcat e Policisë janë këtu, kanë ardhur në ndihmë të qytetarëve. Do të merren të gjitha masat që fillimisht të sistemohen fëmijët dhe gratë dhe më pas të vlerësohet dëmi. Këtu jam me prefektin e qarkut, besoj që do të sjellë një ekip që do të bëjë vlerësimin e dëmit dhe më pas edhe shpërblimin. Mendoj që këta qytetarë kanë ndërtuar në vendin e gabuar, por kjo nuk do të thotë që nuk do të merren masat për mundësimin e hapjes së shtratit të lumit, që është mbyllur për shkak të hedhjes së inerteve gjatë ndërtimit”, tha Kodheli.

Kur rreziku u largua, banoret filluan te mendojne per situaten kaotike ne te cilen ndodheshin. Shume prej tyre ju drejtuan Qeverise me shpresen per te marre demshperblime. Ndersa pastrojne shtepite edhe me ndihmen e forcave ushtarake, ata presin te marrin nje ndihme.

“Nga Qeveria kërkojmë ndihmë sa më parë, sidomos për fëmijët, të cilëve nuk kam as bukë t’u jap sot”, thotë një banore.

“Qeveria të na ndihmojë, sepse me këtë situatë të krijuar jeta jonë ka marrë fund”, thotë një tjetër banore.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pasi takoi nga afare banoret e permbytur deklaroi se me shume se 1000 shtepi jane prekur nga shirat, nderkohe qe ka deme te medha materiale. Basha kerkoi bashkëpunim me Qeverine qendrore.

“Të kemi një bashkërendim edhe me institucionet qendrore, për të shtuar krahun e punës që ndihmon në pastrimin e zonës dhe për të stabilizuar furnizimin me gjërat bazë, kryesisht me ujin e pijshëm. Do të fillojë menjëherë me autobot dhe me mjete të tjera furnizimi nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, evidentimin e dëmit dhe pas kësaj përpjekjen për t’i ardhur në ndihmë banorëve sipas dispozitave të shtetit shqiptar, sepse nuk bëhet për një ngjarje të zakontë, fryrja e lumit në këto parametra ndodh një herë në 20 vjet, dëmet janë të mëdha dhe kërkohet përgjigje proporcionale për to”, tha Basha.

Nderkohe i ndodhur ne vendngjarje per te konstatuar demet e shkaktuara, zëvendësministri i Brendshëm, i pyetur nga Top Channel lidhur me pretendimet e banoreve, ka deklaruar se do te kryehen te gjitha verifikimet. Zona ka mbetur pa drita per shkak se nenstacionet elektrike jane zhytur nen uje.

Paskuqan, qindra shtëpi nën ujë

Qindra familje jane përmbytur edhe në komunën e Paskuqanit janë përmbytur. Banorët thonë se niveli i ujit ne shtëpite e tyre ka arritur deri në dy metër. 

“Sapo i kisha blerë të gjitha pajisjet e kuzhinës të reja. Përmbytja m’i shkatërroi. Lartësia e ujit arriti deri në 2 metra”, thotë një banor.

Një tjetër banore thotë se çdo gjë në shtëpi i është shkatërruar dhe se ka frikë për të ardhmen.

Uji i perziere edhe me ujerat e zeza kanë pushtuar edhe mjediset e shkollës 9-vjecare të Paskuqanit.

“Për shkak të kolektorit të bllokuar përmbytet gjithë lagjja. Fondi për rregullimin e tij është bërë tre herë, por ende nuk ka patur asnjë rezultat”, thotë një tjetër banor e Paskuqanit.

Nën ujë janë edhe dhjetëra familje rome, të cila jane prekur te parat pasi i kane ndertuar kasollet e tyre me prane bregut te lumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA