Pak e njohin me emrin e saj të vërtetë, por janë të shumtë ata që do e identifikonin si vajza e superhitit të kësaj vere, “Blurred Lines”.
Modelja polake Emily Ratajkowski bëri bujë duke kërcyer pothuajse nudo, në videoklipin e këngës shumë të suksesshme të Robin Thicke, e censuruar nga shumica e televizioneve.
Ndërsa u rikthye të shfaqte hiret e saj në numrin e nëntorit të revistës për meshkuj “GQ”, 22-vjeçarja tregoi edhe përvojën e saj në bashkëpunimin që e ndihmoi të hedhë hapin e madh të karrierës së saj.
Ratajkowski ne revisten “GQ”
“Kur pashë herën e parë videon mendova: Ua, sa e zhveshur që jam. Jo thjesht e zhveshur, por edhe shumë provokuese e me gjithçka në dukje. Megjithatë, ishte një përvojë e paharrueshme për mua”, tregoi Ratajkowski.
Ratajkowki ne seanca te tjera fotografike
“Isha vetvetja, tregova të gjithë personalitetin tim në atë video. E gjithë ajo që bëra ishte të sillesha lirshëm, të bëhesha pak qesharake dhe lozonjare, diçka që më vjen natyrshëm mes miqve të mi më të mirë ose nëse kam pirë 2-3 gota”, shtoi e reja.
Ratajkowky ne “Blurred Lines”
Top Channel