Shaqiri, dy muaj larg fushave

16/10/2013 00:00

Xherdan Shaqiri do të qëndrojë të paktën 2 muaj larg fushave të blerta. Dëmtimi i futbollistit shqiptar të kombëtares së Zvicrës dhe i Bajernit të Mynihut në ndeshjen e luajtur në “Qemal Stafa” rezultoi më i rëndë nga çfarë mendohej në fillim.

Fillimisht u mendua për pak ditë pushim, por gjatë orëve të fundit analizat e detajuara dolën në përfundimin se lojtari ka pësuar një tërheqje të rëndë muskulare që mund ta mbajë larg fushave deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Vetë 22-vjeçari shprehet i shqetësuar dhe shton se do të bëjë të pamundurën për t’u rikthyer sa më parë.

Por nëse dëmtimi i Shaqirit nuk përbën problem për Zvicrën që përfundoi me sukses fushatën e eliminatorëve për botërorin, tek Bajerni mungesa e tij do t’i shtohet listës së gjatë të mesfushorëve të kampionëve të Gjermanisë dhe Europës që nuk luajnë për shkak të dëmtimeve, si Alcantara, Martinez, ndërkohë që Bastian Schweinsteiger dhe Mario Goetze sapo janë rikthyer dhe nuk janë ende në formën e tyre më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA