Rosie rikthehet të shkëlqejë

16/10/2013 16:10

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në reklamimin e veshjeve intime, Rosie Huntington-Whiteley nis të provojë një eksperiencë të re.

Supermodelja prezantoi këtë të mërkurë koleksionin e ri të “Autograph”, i përqendruar eksluzivisht në veshjet seropze dhe ato të gjumit, në të cilën përfshiheshin rrobdishane dhe mantele mëndafshi e kashmiri.

26-vjeçarja, ndonëse është mësuar që të prezantohet në publik pothuajse e zhveshur, tregoi se vazhdon të jetë po aq e hijshme e elegante edhe me veshur shik, si në prezantimin e kësaj linje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA