Përmbytjet, protesta të dhunshme në Kinë

16/10/2013 15:40

Autoritete në qytetin e Yuyaos, në lindje të Kinës janë vënë në alarm, pasi protestues të dhunshëm u përplasën me policinë për shkak të pakënaqësisë së tyre për ndihmën e pamjaftueshme të qeverisë për përballimin e përmbytjeve që goditën zonën më parë gjatë muajit.

Policë të armatosur janë vendosur pranë godinave qeveritare, pasi disa mijëra manifestues qëlluan me gurë dhe përmbysën makina përpara institucioneve lokale.

Banorët theksojnë se është bërë shumë pak prej Pekinit zyrtar për t’i ardhur në ndihmë në përballimin e shpenzimeve të rindërtimit të banesave dhe bizneseve të shkatërruara nga tajfuni “Fitow”, i cili shkaktoi dëme të mëdha në Yuyao gjatë javës së shkuar.

Ndonëse protestat nuk janë një fenomen i izoluar, ato rrallë herë raportohen prej mediave shtetërore.

Irritimi i rezidentëve është motivuar edhe më shumë nga raportimet që kanë raportuar si “të shkëlqyer” përgjigjen e qeverisë ndaj katastrofës natyrore.

Top Channel