Pakistan, 8 viktima nga sulmi, 1 zyrtar

16/10/2013 23:10

Një grup i veçuar talebanësh mori përsipër përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës, që la 8 persona të vdekur, përfshi edhe një zyrtar të lartë të qeverisë, gjatë ditës së mërkurë në veri-perëndim të Pakistanit.

Israrullah Gandapur, ministër i ligjeve në provincën Khyber Pakhtunkhwa, dhe të paktën 7 persona të tjerë janë vrarë nga sulmi, bëjnë të ditur zyrtarë lokalë.

Rreth 30 persona të tjerë, përfshi vëllain e Gandapur, u plagosën, njoftoi ministri i Shëndetësisë së provincës, Shaukat Yousafzai, për CNN. Gandapur është zgjedhur si ministër i ligjeve 3 herë, si një kandidat i pavarur.

Shpërthimi ndodhi përgjatë kufirit me Agjencinë e Uaziristanit Jugor, deklaroi policia. Bomba shpërtheu kur Gandapur ishte duke shkëmbyer urime me vizitorët, në ditën e dytë të festivalit 4-ditor të Kurban Bajramit, festës islamike të sakrificës, tha Muhammad Yousaf, oficer i policisë së Kulachi-t.

Autoritetet gjetën një pistoletë dhe një granatë dore në vendin e shpërthimit, që ranë nga këmbët e agresorit të dyshuar.

Abu Baseer, një zëdhënës i Ansarul Mujahideen, tha për CNN se grupi i tij ishte përgjegjës për sulmin. Grupi militant ka kryer edhe sulme të tjera së fundi, përfshi atë në një shërbesë kishtare, 2 javë më parë.

Top Channel