Milani mundet edhe nga skuadra e dytë

16/10/2013 00:00

Në pritje për të nisur grumbullimin në Milanello për të përgatitur ndeshjen e së shtunës mbrëma ndaj Udinese, vjen një tjetër humbje për Milanin. Pas shkatërrimit 3-0 në miqësoren ndaj Caen, skuadra e Allegrit u mund edhe nga kuqezinjtë e rinj të drejtuar nga Filippo Inzaghi.

Ndeshja që u nda në dy pjesë me nga 25 minuta secila, u vendos nga sulmuesi 17-vjeçar Yaffa.

Kaka’ luajti vetëm pjesën e parë dhe me shumë mundësi do të jetë në stol në ndeshjen ndaj Udinese në San Siro. Munguan futbollistët e kombëtares italiane Balotelli, Montolivo, Abate dhe Poli.

Milani renditet në vendin e 12 të Serisë A me vetëm 8 pikë pas 7 ndeshjeve të luajtura. Kuqezinjtë duhet të nisin serinë e fitoreve nëse duan të arrijnë të paktën vendin e tretë që aktualisht ndodhet 11 pikë larg (Juventus dhe Napoli).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA