Raporti i ri i Këshillit të Europës në lidhje me mbrojtjen e minoriteteve shpreh shqetësime mbi nacionalizmin në Kosovë dhe efektin negativ të tij te të drejtat e minoriteteve, por disa zyrtarë kanë kontestuar përmbajtjen e raportit.

Konventa kuadër për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare thekson se “ekziston rreziku i krijimit të një shoqërie homogjene, veçanërisht në qendrat urbane dhe mes të rinjve, me një tolerancë të limituar ndaj gjuhëve, kulturave, traditave dhe identiteteve minoritare”.

Zyrtarët dhe ekspertët thonë se janë të surprizuar me këtë raport, sepse sipas tyre nuk ka nacionalizëm në Kosovë dhe se ligjet ekzistuese mbrojnë të drejtat e minoriteteve.

“Realiteti i minoriteteve është se gëzojnë disa të drejta, që janë shumë më të avancuara se sa kudo në Europë”, është shprehur Behxhet Shala, kreu i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, për “SETimes”.

Gjithsesi, Shala pranon se në mjedisin e vështirë ekonomik të Kosovës, romët, egjiptianët dhe ashkalinjtë kanë mungesë aksesi në mundësitë ekonomike dhe arsimore, ashtu si dhe në shëndetësi dhe shërbime publike.

“Ky është vërtet një çështje shqetësuese, për të cilën as Kosova dhe as komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë mjaftueshëm”, shtoi Shala.

Raportimi liston diskriminimin e punësimit kundrejt romëve, si një problem tepër domethënës. Ai shpreh shqetësim gjithashtu në lidhje me mungesën e progresit të qëndrueshëm në marrëdhëniet mes grupeve etnike. “Ekziston një ndjenjë e përkeqësimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për qendrat urbane dhe të rinjtë”, thuhej në raport.

Top Channel