Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e vonë të së mërkurës në lokalitetin e Peshinës, në Itali, ku sipas mediave lokale bëhet fjalë për dy gra kosovare.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, që citon autoritetet lokale, mbi ngjarjen po hetojnë karabinierët të cilët për momentin tregohen shumë të rezervuar.

Dy gratë, njëra 50 dhe tjetra 20 vjeç, punonin në një ndërmarrje agrikulture në Peshina, në rajonin e Akuiklas. Ato janë qëlluar me armë zjarri të tipit pistoletë.

Gruaja ishte e ndarë nga bashkëshorti, që sipas burimeve punon në veri të vendit fqinj, por duket se së fundmi ai është rishfaqur në zonën ku jetonin ato.

Top Channel