Hummels negocion me Barcelonën

16/10/2013 00:00

Borussia Dortmund ka autorizuar futbollistin Mats Hummels të negociojë transferimin e tij tek Barcelona me drejtuesit e klubit katalanas.

Lajmin e ka publikuar gazeta gjermane ‘Bild’, sipas të cilës qendërmbrojtësi i kombëtares gjermane është lojtari i përzgjedhur nga spanjollët për të përforcuar mbrojtjen.

24-vjeçari mesa duket ka vendosur që pas përfundimit të këtij sezoni me verdhezinjtë, do të bëjë gati valixhet për t’u transferuar në Katalonjë. Sipas ‘Bild’, mungon vetëm marrëveshja mes klubeve në mënyrë që të finalizohet ky operacion merkatoje.

Borussia ka marrë masat dhe ka gjetur zëvendësuesin e Hummels. Ai është Fabian Schar, mbrojtësi i Bazelit i cili ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës. Arsenali dhe Juventusi po e ndjekin nga afër këtë lojtar të talentuar dhe çmimi i tij është rreth 5 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA