Guardiola: Lojtarët duhet të pranojnë vendimet e mia

16/10/2013 00:00

Pep Guardiola deklaroi në një intervistë për revistën zyrtare të Bayern Munchen se skuadra që ai drejton do të luftojë për tituj vetëm nëse secili prej lojtarëve do të pranojë vendimet e tij.

“Do të përmirësohemi kur të na kthehen të gjithë të dëmtuarit, por do të jemi në gjendje të luftojmë për tituj vetëm nëse secili prej lojtarëve do të pranojë vendimet e mia. Nëse nuk ndodh kjo, do të kemi probleme. Unë bëhem shok me lojtarët e mi kur ata janë të bindur. Ai lojtar që nuk përpiqet të kuptojë vendimet që unë marr, do t’i shohë ndeshjet nga tribuna”, theksoi tekniku spanjoll, i cili zëvendësoi në fillim të këtij sezoni gjermanin Jupp Heynckess.

Guardiola analizoi edhe aktualitetin e ekipit bavarez: “Kryesojmë kampionatin, por nuk ka shumë rëndësi pasi jemi në muajin tetor. Rëndësi ka që të gjejmë stilin tonë. Me Manchester City dhe Bayer Leverkusen arritëm një nivel shumë të mirë. Më ka habitur fakti që lojtarët i kanë kuptuar kaq shpejt idetë e mia. Kemi ende nevojë për kohë, por jam i kënaqur.”

Guardiola shpjegoi edhe rrethanat e transferimit të tij në Mynih: “Kur më kontaktuan për herë të parë, mendova se nuk duhet ta humbja një mundësi të tillë. Nëse nuk do të pranoja, me siguri që nuk do të më kërkonin më.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA