Rasti i dëbimit të një familjeje rome nga Kosovë nga ana e autoriteteve franceze ka vënë në qendër të kritikave Ministrin e Brendshëm, Manuel Valls.

Familja kosovare jetonte prej 5 vitesh në një kamp emigrantësh në Francë dhe ishin në fazën e fundit të legalizimit të qëndrimit të tyre. Por pikërisht në këtë fazë autoritetet i ndaluan dhe i hipën në një avion dhe i nisën menjëherë për në Kosovë.

Ajo që zemëroi më shumë organizatat e të drejtave të njeriut ishte mënyra e ndalimit të 15-vjeçares Leonarda, vajza e vetme e familjes kosovare. Ajo është marrë me forcë nga autobusi i shkollës që frekuentonte prej 3 vitesh, në sytë e bashkëmoshatarëve të saj.

Cështja ka përcarë socialistët. Drejtues të lartë të saj kanë kërkuar sqarime nga Ministri Valls, ndërsa ky i fundit u është përgjigjur kritikave duke thënë se të gjitha strukturat e Ministrisë së Brendshme respektojnë ligjet dhe të drejtat e njeriut.

Top Channel