Wolff: Propulsorët e “Renault” të dyshimtë

15/10/2013 00:00

I fundit që ka hedhur dyshime mbi parregullësitë e propulsorëve të “Renault” ka qenë drejtori ekzekutiv i “Mercedes”, Toto Wolff. Në një intervistë për “Autosport” ai ka thënë:

“Që nga gara e Singaporit është rikthyer dominimi i “Red Bull” dhe “Lotus” ka treguar një përmirësim të ndjeshëm. Pyes veten se çfarë bëjnë me projektet”.

Dyshimi i Wolff është se “Renault” përdor strategji të veçanta në “set-up” për të shfrytëzuar shkurtimin e cilindrave dhe për të përmirësuar ajrimin në pjesën e fundit.

Që prej Çmimit të Singaporit shumë mendojnë se, zhurma e verifikuar në kthesë nga makina e Vettel ishte pasojë e një force tërheqëse e aplikuar nga skuderia e “Red Bull”, hipotezë që është përgënjeshtruar nga Horner dhe Whiting.

Të tjerë janë të bindur se përfitimet vijnë si pasojë e përdorimit të “Kers”, aktiv për pak fraksione sekondi në fazën e dhënies së gazit.

Cilido që të jetë motivi, është e pamohueshme se dyshimet mbi hegjemoninë e Vettel i kanë vetëm kundërshtarët. Tek e fundit, fitorja është si pushteti, e ka zili kush nuk e ka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA