U-21, kombëtarja vazhdon serinë e humbjeve

15/10/2013 00:00

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë vazhdon serinë e humbjeve në grupin 4 të eliminatoreve të Europianit të vitit 2015.

Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega është mundur në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar në minutën e 38 të pjesës së parë nga Kvesiç.

Formacioni i kuqezinjve për këtë ndeshje ishte ky: Strakosha, Husaj, Prençi, Gjokaj, Rrahmani, Bunjaku, Gino, Kruja, Shala (Muriqi), Hoxha (Kavazaj) dhe Neziraj (Taipi).

Pas 5 ndeshjeve të luajtura në grup, Shqipëria renditet në vend të fundit me 0 pikë dhe me një golavarazh katastrofik: 2 gola të shënuar dhe 12 të pësuar.

Grupi 4 i eliminatoreve të Europianit 2015 të U-21:

Spanja 12 pikë

Austri 9

Hungari 6

Bosnje-Hercegovina 6

Shqipëria 0

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA