Përshkallëzohet konflikti Ukrainë-Rusi, Kievi godet me dronë portin më të rëndësishëm rus Një ditë para publikimit të Raporteve të Progresit, Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle sqaron nëpërmjet një deklarate katër pikat ku përqëndrohet Strategjia e Zgjerimit e këtij viti.
“Së pari do të bëhet fjalë për Kroacinë dhe për Kroacinë që është bërë vendi i 28-të anëtar, do të bëhet fjalë për pushtetin transformues të zgjerimit, nuk është se e morëm kot Çmimin Nobel të Paqes”.
“Së dyti: do të bëhet fjalë për faktin që zgjerimi vazhdon me gjithë krizën financiare, por vazhdon jo se është me autopilot, por është se është një politikë e besueshme”.
“Elementi i tretë do të jetë motori i ri i raporteve të progresit të këtij viti; në fillim gjërat thelbësore. Çfarë është thelbësore? Shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, por edhe çështjet ekonomike, konkurueshmëria. Ne duam që vendet kandidate t’i bashkohen BE-së edhe në termat ekonomikë”.
“Dhe pika e fundit do të jetë një çështje e nënvizuar edhe vitin e shkuar, Komisioni Europian mbetet miku dhe mbështetësi më i mirë i vendeve kandidate dhe atyre aspirante, në rrugën e tyre për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratën e Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle.
Top Channel