Nis Beqiri ditë më parë është debuar nga Suedia, ku jetonte ilegalisht
prej disa vitesh. Ai eshte bere ‘kurban’ i procesit te riatdhesimit
megjithese femija 12 vjec nuk eshte i afte te kuptoje se çfare eshte
procesi i liberalizimit te vizave.

I kthyer ne Kosove, ku nuk ka asnje kapacitet sherimi te sëmundjes prej se ciles ai vuan, Nisi vazhdon betejen per jete a vdekje.

Ushqimi i tij ‘Nutrison 01’ nuk ekziton ne farmacitë kosovare nderkohe çmimi mujor i ushqimit qe ai duhet te marre kalon shumen e 700 euro.

“As për një suedez nuk është i përballueshëm ky çmim, jo për ne. Djali im kërkon të shkojë në shkollë dhe nuk i kupton procedurat e liberalizimit. Për të jetë në Kosovë nuk ka. Unë kërkoj prej shtetit të Kosovës që të na kthejnë prapë në Suedi, sepse atje kemi mbështetje”, thotë Besa Musa, nëna e Nis Beqirit.

Zyrtaret per te drejtat e njeriut ne komunen e Vushtrrise thone se kthimi i tij ne kete gjendje perben shkelje te rende te te drejtave te njeriut. Per kete çeshtje tashme jane alarmuar te gjitha insitucionet, veçmas Ministria e Shendetesise dhe ajo e Puneve te Brendshme.

E ema e Nisit thotë se kur autoritetet suedeze e kanë marrë vendimin për debim, i kishin thene se Qeveria kosovare eshte zotuar se i ka të gjitha kushtet e duhura për trajtimin e këtyre rasteve. Megjithate mjekët nuk ishin pajtuar me kete vendim.

Nisi 12 vjeç bashke me dy motrat dhe nënën e tij katër vite me pare kishin ikur ne Suedi për të trajtuar gjendjen e tij te paralizes cerebrale.Familjarët thonë se ai është lënduar gjatë lindjes në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike në QKUK.

“Djali im nuk mundet të flasë, të hajë, të qëndrojë ulur”, tregon nëna e tij.

Pakënaqësi në lidhje me kthimin e Nisit kishin shprehur edhe komuniteti ku ka jetuar ai. Ata më 4 tetor kanë protestuar kundër vendimit për kthimin ne Kosove. Nderkohe çeshtja e tij mund te te ngrihet edhe ne Parlamentin suedez nga deputeti me origjine kosovare Adnan Dibrani.

Top Channel