Përse gjermanët preferojnë Vettel

15/10/2013 00:00

Michael Schumacher dhe Sebastian Vettel. Një sondazh i fundit i kryer në Gjermani ka treguar se shumica e tifozëve gjermanë i kanë mbyllur në sirtarin e kujtimeve të bukura fitoret e Kaiserit me “Ferrari” dhe deklarojnë se preferojnë më shumë talentin e ri.

Dhe, objektivisht, gjithçka ka një kuptim. Në një grafik ku është bërë përballja mes dy kampionëve gjermanë konfirmohet se Vettel po ndjek të njëjtin hap të Schumit në çdo kategori statistikore.

Nëse krahasohen të gjitha të dhënat do të arrihet një koefiçent mes 2.7 dhe 2.3, që do të thotë se Seb ka arritur pothuajse në 3/10 e karrierës së Michael, ka fituar fiks sa ai dhe duke parë moshën e re, 26 vjeç, mund ta arrijë dhe pse jo t’ia kalojë.

Konfirmimi vjen nga një tregues i grafikut që lidhet me pikët mesatare: Vettel po mban të njëjtin ritëm të Schumit, madje pakëz më të lartë, 13.28 ndaj 12.67.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA