Video/ Sherr masiv mes disa personave në një hotel në Spanjë, turisti rreh brutalisht 13-vjeçaren, konflikti nisi për një…shezlong
Disa qindra persona kanë vdekur në burgjet e Nigerisë verilindore, ndërsa ushtria është duke u përpjekur që të shtypë një rebelim të militantëve islamikë në veriun e vendit.
Shifra tronditëse u pasqyruan në një raport të “Amnesty International”, të publikuar gjatë së martës.
Organziata monitoruese e të drejtave të njeriut deklaroi se disa prej të arrestuarve ndërruan jetë për shkak të asfiksimit në qelitë e mbipopulluara, ndërsa të tjerë mbetën viktimë të urisë apo pushkatimeve pa gjyq.
Në raport, “AI” bënte një thirrje për një hetim urgjent të gjendjes së burgjeve nigeriane dhe brutalitetit policor, sidomos ndaj të dyshuarve si militantë islamikë të “Boko Harramit”, organizatës terroriste me lidhje të ngushta me Al-Kaedën.
Megjithatë, ushtria nigeriane ka refuzuar të gjithë akuzimet e mëparshme për abuzime me të drejtat e njeriut.
Top Channel