F1, Domenicali: Nuk jam unë problemi i Ferrarit

15/10/2013 00:00

Drejtori i përgjithshëm i Ferrarit, Stefano Domenicali, identifikoi disa faktorët se përse “kokëkuqja” edhe një sezon më shumë nuk ishte e aftë të luftonte për titullin.

Megjithatë, ai kundërshtoi me forcë kritikat se kishte qenë ai vetë problemi më i madh i skuadrës.

“Në fillim të sezonit kishim një makinë shumë konkurruese në garë, por që nuk mund të renditej mirë në provat zyrtare. Disa rezultate i arritëm, por fatkeqësisht, nuk mund të zhvillonim makinën në mënyrë të vazhdueshme. Faktori i dytë që ka dëmtuar sezonin tonë ishin gomat. Nuk e di nëse është e drejtë të flasim për këtë, gomat janë njësoj për të gjithë, por ne nuk iu përshtatëm asnjëherë tipologjisë së gomave “Pirelli””, deklaroi Domenicali.

I pyetur për kritikat dhe presionin që ka për t’u larguar nga detyra, shefi i skuderisë italiane mbrojti me forcë veten. “Unë nuk jam trajneri, por shefi i një skuadre të Formulës 1. Në këtë sport, nuk është si futbolli, që ndërron trajner dhe të nesërmen mund të fitosh. Pa dyshim, shefi im mund të vendosë të më ndërrojë dhe nëse do ta bëjë do t’i jem gjithmonë mirënjohës që më dha këtë mundësi, por nuk jam unë problemi i Ferrarit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA