F1, Alonso: Titullin e humbëm në korrik

15/10/2013 00:00

Fernando Alonso mendon se Ferrari e humbi betejën për titullin kampion në muajin korrik, kur paketa me të reja që sollën teknikët e “Kokëkuqes” nuk dha rezultatet e pritura.

“Mendoj se problemi ishte zhvillimi që i bëmë njëvendëshes. U munduam të përshtateshim me gomat dhe nuk bëmë hapat përpara që kishim parashikuar. Paketa e të rejave ishte shumë e mirë në letër, por nuk dha rezultatet e dëshiruara në pistë”, tha piloti spanjoll për ‘Autosport’.

Alonso iu rikthye sërish çështjes së gomave Pirelli: “Është e qartë që disa ekipe humbën rendiment kur Pirelli vendosi të ndryshonte gomat, ndërsa të tjerë e rritën rendimentin. Rasti më i qartë është ai i Sauberit. Por, Pirelli duhej t’i ndryshonte gomat pasi pati shumë çarje të tyre gjatë garës dhe nuk ishte një vendim për të favorizuar ndonjë skuderi të caktuar.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA