
Pavarësisht stuhisë që i vjen rrotull, aktorja Dakota Johnson është 100 për qind e angazhuar në filmin “Fifty Shades of Grey” dhe producentët janë të një mendje për mbajtjen e saj në radhët e kastit.
Reagimi i Johnson ka ardhur pas tërheqjes së aktorit Charlie Hunnam, që do të interpretonte biznesmenin Christian Grey, për shkak, siç tha ai, të angazhimeve televizive.
Por zëra të tjerë deklaruan se ai ishte tërhequr për shkak të skenave erotike dhe protestës së fansave të serialit “Sons of Anarchy”, ku ai interpreton.
Të ndodhur në këtë pikë, producentet kanë nisur shqyrtimin e listës për të gjetur një zëvendësues dhe prozhektorët janë fokusuar tek Stephen Amell, protagonist i serialit “Arrow”.
Emri i aktorit të një prej serialeve më të ndjekur ka qenë i pari që ka dalë mes kandidatëve dhe këtë e ka konfirmuar vetë i interesuari në profilin e tij në Facebook.
Top Channel