Brazil 2014, verdiktet e eliminatoreve

15/10/2013 23:00

Fabio Capello rikthen Rusinë në një kampionat botëror pas 12 vitesh. Kombëtarja e “don Fabio”-s, së cilës i mjaftonte vetëm 1 barazim për të siguruar vendin e parë në grupin eliminator, ka barazuar 1-1 me Azerbajxhanin, me gol të shënuar nga Shirokov.

Në ndeshjet play-off do të shkojë për rrjedhojë Portugalia e Cristiano Ronaldo-s, së cilës nuk i mjaftoi fitorja 3-0 ndaj Luksemburgut, pasi i mbyll eliminatoret në vendin e dytë të grupit F.

Një gol i Ibisevic në minutën e 68’ i lejon Bosnje Hercegovinës luksin e pjesëmarrjes në një botëror, duke befasuar Greqinë, edhe pse kjo e fundit fitoi 2-0 ndaj Lihtenshtejnit, ndaj dhe fqinjit tonë jugor do t’i duhet të luajë në play-off. Ky është edhe debutimi i skuadrës boshnjake në kompeticionin më të madh në rang kombëtaresh.

Më herët kishin siguruar kualifikimin në botërorin, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Brazil, edhe emrat e mëdhenj të futbollit botëror si: Italia, Gjermania, Holanda, Anglia e Spanja, por dhe ekipe si Belgjika e Zvicra. Tashmë mes të mëdhenjve ka nisur një tjetër “rivalitet”, ai se cilët do të jenë koka grupi në shortin që do të hidhet diku nga mesi i muajit dhjetor.

Ja situata e grupeve të zonës së Europës

Grupi A – Belgjika në botëror, Kroacia në play-off
Grupi B – Italia në botëror, Danimarka skualifikohet (më i dobti me rezultate mes të dytave)
Grupi C – Gjermania në botëror, Suedia në play-off
Grupi D – Holanda në botëror, Rumania në play-off
Grupi E – Zvicra në botëror, Islanda në play-off
Grupi F – Rusia në botëror, Portugalia në play-off
Grupi G – Bosnje H. në botëror, Greqia në play-off
Grupi H – Anglia në botëror, Ukraina në play-off
Grupi I – Spanja në botëror, Franca në play-off

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA