Të “zakonshmit” Kutcher-Kunis

14/10/2013 21:10

Mund të jenë një prej çifteve më të suksesshëm dhe tërheqës të Hollivudit, por Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë të lumtur të vërtetojnë se edhe yjet e kinemasë kanë momentet e tyre të lira.

Çifti u fotografua të hënën duke ecur në Sherman Oaks, në Kaliforni, i përfshirë në një bisedë në dukje e rëndësishme.

Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte stili i zakonshëm i veshjes së të dyve, me aktorin që mbante lart një pulovër të thjeshtë e 29-vjeçaren, që nuk kishte pasur kohë as të rregullonte si duhej flokët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA