Shkatërrimi i armëve kimike sjell paqen?

14/10/2013 23:00

Kur Siria u bë anëtarja e 190 e Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike, organizata e ngarkuar me shkatërrimin e arsenalit kimik, ajo tha se vendi po shënon progres.

Ahmet Uzumcu tha se ekipet e tij kanë vizituar pesë, nga 20 zonat që u shpallën nga Damasku.

Pol Adams i BBC-së bën një pyetje, nëse progresi me armët kimike në Siri është një dritë shprese për paqen?

Një diplomat perëndimor, familjar me punën e përbashkët të OKB-së dhe Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike, foli me tone edhe më optimiste.

Në fund të së hënës, ai tha se ekipet duhet të kenë përfunduar vëzhgimin, në 10 prej vendeve ku ruhen armët kimike.

OPAK, deri në fund të muajit, duhet t’i ketë dhënë fund fazës së verifikimit dhe çarmatimit të arsenalit.

Inspektorët ende nuk kanë testuar vullnetin e palëve ndërluftuese për të pranuar një armëpushim të përkohshëm, çka do të lehtësonte kontrollin në vendet ku ndodhen armët kimike, në zonat e konfliktit.

Në një intervistë për BBC-në, Uzumcu tha se një prej vendeve, ku ruhen armët kimike, është nën kontrollin e kryengritësve. Ai e përshkroi si të braktisur, por që duhet të inspektohet. Por, nuk është thënë ende se kur do të ndodhë kjo.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike tha se nuk ka ndonjë fakt, që sugjeron se grupet kryengritëse kanë armë kimike. Për të paktën dy muaj, bota u fokusua te çështja e ngushtë e armëve kimike, ndërsa lufta vazhdon, e pakontrolluar.

Tani, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tregoi se është i padurur për të lëvizur në kampin politik, për të organizuar konferencën e dytë të Gjenevës, brenda një muaji. Në intervistën e tij për BBC-në, Ahmet Uzumcu shpreson se puna e ekipit të tij mund të shërbejë si katalizator, drejt një procesi të gjerë politik.

Jo çuditshëm, për dikë që ka gjithë kohën në mendjen armët kimike, ai përdori dhe fjalën shenjë paralajmëruese…

Vetëm një optimist i vendosur do të sugjeronte se, ka një vijë të qartë mes zhdukjes së armëve kimike të Sirisë dhe zgjidhjes paqësore. Niveli i paprecedent i bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe Rusisë ofron të vetmen dritë shprese.

Top Channel