
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së hënës në veriun e qytetit të Mitrovicës, bën të ditur Policia e Kosovës.
Bëhet për fjalë për sulm me mjet eksploziv në rrugën “Ivolola Ribar” kunder një pjestari të komunitetit serb, emri i të cilit është Neno Mariç.
“Përvec dëmeve materiale të konsiderueshme materiale, përvec në objektin ku ka ndodhur shpërthimi edhe në dy ndërtesa për rreth nuk ka të lënduar në njerëz,” tha zëdhënësi i policisë së Kosovës, Avni Zahiti.
Sipas zëdhënsit mjeti shpërthyes ishte vendosur në dritaren e banesës së qytetarit serb. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e specializuara të policisë. Ende nuk ka të arrestuar në lidhje me rastin dhe motivet e sulmit janë të panjohura për policinë. Policia po punon në identifikimin e mjetit shpërthyes.
Top Channel