Lewa: Nuk kam thënë që do shkoj tek Bajerni

14/10/2013 00:00

Robert Lewandowski, sulmuesi i Borussia Dortmund, është shprehur se nuk ka pasur asnjë kontakt me Bayern Munchen dhe se nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

“Në muajin janar mund të firmos me çdo klub, por kurrë nuk kam thënë që do të firmos me Bayern. Më kanë keqkuptuar. Më pëlqen edhe kampionati anglez”, deklaroi lojtari polak për ‘The Telegraph’.

Me deklarata të tilla, Lewandowski i lë derën hapur disa nga klubeve më të mëdha europiane të interesuara për të, përfshirë Real Madrid dhe Manchester United.

Robert Lewandowski ka luajtur 148 ndeshje me Borussia Dortmund që nga viti 2010 dhe ka shënuar 84 gola. Me verdhezinjtë ka fituar 2 tituj kampion në Gjermani dhe ka arritur një finale Champions-i, të humbur ndaj Bayern Munchen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA