Kompetencat e reja të INUK-ut
14/10/2013 00:00
Deputeti i Partisë Demokartike, Eduart Halimi ka denoncuar ndryshimet më të fundit që kryeministri i ka njohur Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për prishjen e ndërtimeve.
Sipas Halimit, kryeministri Rama ka autorizuar prishjen e cdo ndërtimit në të gjithë territorin e vendit me laje apo leje.
Më pas Halimi i ka bërë thirrje punonjësve të Policisë së Rendit si dhe nëpunësve të shtetit që të mos prekin pronat e ligjshme të shqiptarëve, ndërsa ka deklaruar se Partia Demokratike do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtyre kompetencave.
Top Channel