Italia, Balotelli shkakton sërish polemika

14/10/2013 00:00

Kombëtarja italiane e futbollit ka vendosur të stërvitet në stadiumin e Quartos për të lëshuar një mesazh kundër Kamorrës, mafias së Napolit.

Axurrët do të përgatisin ndeshjen e fundit eleminatore të “Brazil 2014” në fushën e një klubi që i është hequr nga duart mafiozëve dhe që tashmë është kthyer në simbol të luftës kundër krimit të organizuar.

Por, stërvitja që duhej të ishte një shembull u parapri nga një tjetër polemikë e sulmuesit Mario Balotelli, i cili u kritikua shumë për një mesazh të shkruar në Twitter.

“Unë simbol i luftës kundër Kamorrës? Këtë e thoni ju. Unë vij këtu sepse futbolli është i bukur, duhet të luhet kudo dhe për arsyen e thjeshtë se këtu është vendosur ndeshja.”

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që Italia të luajë për herë të parë pas 7 vitesh në Napoli për të lëshuar një mesazh kundër mafias, por për Balotellin kjo ndeshje duket se është një përballje e thjeshtë ndaj modestëve të Armenisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA