
Mbremjen e se djeles ka ngritur siparin edicioni i 15 i Festivalit Ndërkombëtar te Teatrit Bashkëkohor, “Arkitektura e Ndjenjës”, një event i kthyer tashmë në traditë në “Teatrin Skampa” të Elbasanit.
Ceremonia e hapjes u mbajt nga Drejtori i Festivalit, Adonis Filipi i cili ngjiti ne skene presidentin e festivalit, kreun e Bashkisë Qazim Sejdini, aktoren e madhe shqiptare Tinka Kurti, regjisorin me origjinë shqiptare i cili vjen me trupën e tij nga Italia Marsel Leska, si edhe Drejtorin e teatrit Bashkim Paheshti.
Në fjalën e tij, presidenti i festivalit, Qazim Sejdini vleresoi traditen 15-vjeçare të këtij eventi, duke vënë në dukje edhe fondet e limituara që e kanë shoqëruar atë vitet e fundit.
Kane pershendetur hapjen e ketij eventi artistik edhe aktoret qe per vite me radhe e kane ndjekur ate.
Pas pershendetjeve dhe urimeve te rastit, siparin e Festivalit e ka hapur trupa e teatrit “Slavja” e Beogradit me veprën “Ariu” të Anton Pavlovich Chekhov dhe regji të Zijah Sokoloviç.
Në edicionin e 15 te festivalit ndërkombetar të teatrove do të marrin pjesë dhjetë trupa teatrore, tetë prej të cilave vijnë nga Europa Perëndimore.
Ndërkohë, gjatë rrugëtimit te ketij festivali janë shfaqur në Teatrin “Skampa” të Elbasanit 160 premiera, që nga viti 1999 kur edhe ka nisur duke ngjitur ne kete skene rreth 2 mije artistë.
Top Channel