Edgar Davids, rikthehet “Pitbulli”

14/10/2013 00:00

Edhe pse i ka kaluar të dyzetat, Edgar Davids vazhdon të mbetet një luftëtar në fushë, në kuptimin e parë të fjalës. Mesfushori holandez i Barnetit, skuadër angleze e League Two, është bërë protagonist për keq në fundjavë pasi në ndeshjen ndaj Wrexhamit i ka thyer dhëmbët kundërshtarit me bërryl.

Ish-mesfushori i Juventusit u ndëshkua menjëherë me karton të kuq nga arbitri, por polemikat mes tij dhe kundërshtarëve vazhduan në Twitter.

“Davidsit duhet t’i vijë turp nga sjellja e tij. Ia shqeu gojën Wright-it”, shkruan David Artell, shoku i skuadrës së lojtarit të dëmtuar duke postuar edhe foton.

Davids, i cili është lojtar-trajner tek Barneti, ishte ndëshkuar me 3 kartona të verdhë në 3 ndeshjet e mëparshme të luajtura të këtij kampionati, ndërsa në sezonin e shkuar 40-vjeçari është përjashtuar dy herë me karton të kuq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA