Derbi, Tirana fajëson gjyqtarin

14/10/2013 00:00

Dy dite pas humbjes në derbin e kryeqytetit me Partizanin, Tirana ka shtuar tonet e akuzës ndaj gjykimit të ndeshjes dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Për klubin e Tiranes, gjyqtari Lorenc Jemini është një nga fajtoret e humbjes dhe se gabimet në gjykim, sipas tyre kanë qenë të qëllimshme.

“Ndeshja e së shtunës vërtetoi dhe konfirmoi edhe një herë se këto nuk janë episode të izoluara apo gabime njerëzore. Mosdhënia e kartonave ndaj lojtarëve të Partizanit, dhënia e kartonave pa arsye ndaj lojtarëve të Tiranës si dhe mosakordimi i tre 11-metërshave janë tregues se Lorenc Jemini ishte tendencioz ndaj Tiranës, çka tregon hapur gjithçka po ndodh. Ky skenar i parapërgatitur është produkt jo individual, por institucional, shumëpërfshirës dhe në rrethanat e bashkëpunimit midis të gjitha subjekteve pjesëmarrëse, Federatës, organet në varësi si dhe klubet”, akuzoi Iva Mera, zëdhënësja e klubit të Tiranës.

Përveç akuzave verbale, klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se do të ndërrmarrë dhe hapa të tjerë ndaj gjyqtarit Jemini, ndaj të cilit do të çohet një dosje edhe në Prokurori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA