Bashkëpunimi i radhës Tatum-Hill

14/10/2013 00:00

Channing Tatum dhe Jonah Hill kanë nisur të shtunën xhirimet për filmin ‘22 Jump Street’ pas suksesit që pati bashkëpunimi i tyre i parë në ‘21 Jump Street’.

Në Luizianë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy aktorët hollivudianë u panë gjatë xhirimeve të projektit të ri duke bërë xhiro në një helmetë gjigande nga ato që përdorin lojtarët e futbollit amerikan.

Pjesa e dytë e kësaj komedie rikthen personazhet Morton Schmidt dhe Greg Jenko, dy policë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, të cilët punojnë të infiltruar për të zbuluar krime të lidhura me substancat narkotike në shkollat amerikane.

Top Channel