Ancelotti: Pas Realit mund të tërhiqem

14/10/2013 20:40

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, beson se detyra aktuale mund të jetë e fundit e karrierës së tij.

“E ardhmja tek Roma apo kombëtarja italiane? Nuk është hera e parë që më bëjnë këtë pyetje, Vetëm mund të them që nuk e di se çfarë do të vijë pas Realit të Madridit, mbase mund të vijë momenti që të tërhiqem ose mbase mund të vendos edhe që më në fund të heq dorë nga duhani (qesh)”, deklaroi Ancelotti.

I pyetur për futbollin italian, Ancelotti vlerësoi mbi të gjitha paraqitjen e dy klubeve, Romës dhe Juventusit.

“Më pëlqen shumë ky ekip i Romës. Është një vend ku kam qëndruar gjatë si futbollist (1979-87) dhe e imagjinoj entuziasmin që ndihet në qytet. Jam i kënaqur edhe për trajnerin që e njihja që nga koha e Lille, një trajner i shkëlqyer dhe që di t’i japë cilësi lojës. Nëse nuk do të fitojë Milani, atëherë uroj shumë të jetë Roma fituese. Conte tek Juventusi gjithashtu po bën një punë të mirë. Ai ka qenë gjithmonë shumë karizmatik dhe tani që është trajner kjo cilësi është spikatur edhe më shumë”, shtoi Ancelotti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA